Mesfushori shqiptarë i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, këtë fillim sezoni është emëruar kapiten te Arsenali.
Pavarësisht kritikave të shumta nga tifozët për paraqitjet në fushë, 26 vjeçari po gëzon respekt të madh nga ana e trajnerit, Unaj Emery.
“Jam shumë krenar. Jam shumë i lumtur që nga koha kur erdha këtu, kisha shumë eksperiencë në kombëtaren e Zvicrës, ndërsa në Gjermani isha lider gjithashtu”, – ka deklaruar Xhaka.
“Kur erdha këtu ishin shumë lojtarë të mirë, ishte hap i madh që të isha një ndër kapitenët. Ndërsa tash jam kapiteni zyrtar dhe kjo gjë më bën shumë krenar”, – ka shtuar ai.
Granit Xhaka është transferuar te Arsenali verën e vitit 2016-të nga Borusia Menhengladbah, për një shumë rreth 40 milionë euro.