Nata e kaluar në Liga Europa nuk ka kaluar pa incidente. Pas atij droni të hedhur në ndeshjen mes Dudelanzh dhe Karabag, përleshjes së tifozëve të Frankfurtit me policinë portugeze dhe mbështetësit të Guimaresh, një tjetër episod jo edhe aq i këndshëm ka ndodhur edhe në Turqi, në ndeshjen midis Istanbul Bashakshehir dhe Borusa Menhengladbah.
Tifozët gjermanë përveç simboleve të klubit dhe disa transparenteve të tyre, në tribunën ku ishin vendosur kishin shfaqur edhe një kryq, gjë kjo që kishte irituar tej mase tifozët vendas të Bashakshehir, por edhe policinë turke, që kishte ndërhyrë menjëherë për t’ua rrëmbyer të njëjtin.
Përveç kësaj, policia turke kishte arrestuar edhe dy tifozë gjermanë për kundërshtitë e tyre, e që kishin sjellë edhe momente tensioni.