Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji, në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.
Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Çallandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00 në hotel “Emerald”.
Pjesë e listës së publikuar janë edhe tre futbollistët të cilët ishin të lënduar në grumbullimin e kaluar si Benjamin Kololli, Herolind Shala dhe Milot Rashica, ndërsa në skuadër rikthehet edhe Lirim Kastrati i Lokomotivës së Zagrebit.
Një tjetër risi është ardhja e mbrojtësit Arbenit Xhemajli nga skuadra zvicerane e Nojshtal Ksamaks.
Listën e plotë mund ta gjeni më poshtë: