Zyrtare: FSHF shqipton dënimet për Tiranën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar parregullsitë në futbollin shqiptar në fundjavën e kaluar, me vëmendje kryesore ngjarjet në derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

Klubi i Tiranës është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi, si dhe me gjobë 500 mijë lekë të reja, për për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror.

Ndërkohë, Disiplina ka udhëruar Tiranën për të mbyllur pjesërisht stadiumin “Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë”.

Gjithashtu, një risi në vendimet e kësaj radhe, është fakti se 8 personave, të identifikuar me emër dhe mbiemër, u është ndaluar hyrja përjetë në stadiume në aktivitetet që organizon FSHF.

Gjithashtu, me 100 mijë lekë gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë në transertë, është dënuar Partizani për sjelljen e gabuar të tifozëve.

Një gjobë për tifozët, ka marrë edhe Luftëtari, në masën 50 mijë lekë. Dënime ka pasur edhe ku disa lojtarë janë dënuar me ndeshje pezullim. Me gjobë 50 mijë lekë, por që do paguhet në masën 50%, janë dënuar Turbina dhe Lushnja, ndërkohë që Veleçikut i është mbyllur stadiumi për 4 ndeshje. Më poshtë, vendimet e plota.

VENDIMET

1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë”.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Leave a Reply