Sonte në kuadër së Ligës së Kampionëve, Liverpulli i Xherdan Shaqirit do të jetë nikoqir i Salzburgut në ndeshjen e vlefshme për grupin “E”.
“Redsat” këtë edicion në Premierligë janë të pagabueshëm, teksa kanë shënuar 7 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, megjithatë kishin humbur ndeshjen e parë të grupit në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit në transfertë (2:0).
Një tjetër rezultat jo pozitiv do të ishte zhgënjyes për fituesit aktual të Europës, të cilët sonte ndaj kampionëve të Austrisë janë favoritë absolut.
Jurgen Klop thuajse që tani ka në mëndje formacionin, me të cilin do të zbres sonte përballë Salzburgut, ndërsa sërish mbetet jashtë futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri.
Formacionet e mundshme: |
Liverpulli (4-3-3): Adrian, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Ëijnaldum, Salah, Firmino, Mane |
Salzburg (4-4-2): Stankovic, Kristensen, Ramalho, Ëober, Ulmer, Minamino, Mëepu, Junuzovic, Szoboszlai, Hëang, Haaland. |