Skuadra gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Ajaksi ka konfirmuar se edhe këtë edicion do të jetë një faktor i turneut. Skuadra holandeze nokautoi Valencian midis “Mestaljas” me rezultatin 3:0, duke kryesuar grupin “H” me pikë të plota (6 pikë) dhe gol averazh 6:0, njofton “infOSport.mk”.
Golat për Ajaksin i realizuan Hakim Zijesh (8′), Kuinsi Promes (34′) dhe Doni van de Beek (67′).
Gjatë rezultatit 0:1 kapiteni i vendasve Daniel Pareho humbi një penalti, teksa kah fundi i pjesës së parë Rodrigo qëlloi shtyllën.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Çelzi me rezultatin 2:1 si mysafir mundi skuadrën franceze të Lil.
Abraham në minutën e 22-të kaloi në epërsi “blutë” e Londrës, Osimhen në të 33-tën barazoi shifrat në 1:1, teksa fitoren Çelzit i’a siguroi braziliani, Villian në minutën e 78-të.
Çelzi pas kësaj fitoreje e mban pozitën e dytë me 3 pikë, po aq sa ka edhe Valencia, që në xhiron e parë kishte mundur ekipin e Frank Lampard me rezultatin 1:0.