Shihni se si Bajerni i Munihut turpëroi Totenhamin (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka shënuar fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, duke turpëruar Totenhamin në Angli me rezultatin 7:2, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “B”, njofton “infOSport.mk”.

Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një rezultat të këtillë, pasi ishin “spërsat” që avansuan të parët me golin e koreanit Song Heun Min (12’). Nuk vonoi shumë dhe vetëm 3 minuta më pas, Kimih solli simetri në rezultat, teksa Levandovski  në minutën e fundit të pjesës së parë bëri që Bajerni në pushim të shkoj me epërsi minimale.

Në pjesën e dytë fjalën kryesore e pati Gnabri, që realizoi 4 gola, një gol tjetër shtoi edhe Robert Levandovski, teksa golin e vetëm në pjesën e dytë për Totenhamin e realizoi, Hari Kejn në minutën e 61-të nga penaltia.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Crvena Zvezda në duelin ballkanik mundi Olimpijakosin me rezultatin 3:1.

Bajerni i Munihut me pikë maksimale kryeson grupin, duke lënë pas vetes Crvena Zvezdën me 3 pikë, teksa Olimpijakosi dhe Totenhami kanë vetëm nga një pikë në pozitat 3 dhe 4.

Leave a Reply