Futbollistët dhe stafi i skuadrës gjermane të Herta Berlin kanë përjetuar momente tmerri dhe paniku gjatë ditës së diel. Derisa ata po riktheheshin në Berlin pas transfertës së zhvilluar ndaj Këllnit, një rrufe e papritur e kishte goditur avionin e tyre.
E gjithë kjo kishte shkaktuar shumë panikë në mesin e futbollistëve dhe stafit, të cilët kishin përjetuar momente ankthi.
“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, – ka treguar drejtori sportiv, Mihael Pretz për “Bild”.
Ndeshja midis Këllnit dhe Hertës së Berlinit ishte e fundit në kuadër të javës së 6-të, në të cilën skuadra nga kryeqendra gjermane kishte shënuar fitore të thellë 4:0.