Përveç krizës së rezultateve në fushën e lojës, Milani duhet ti bëjë llogaritë edhe me rinovimin e kontratës së portierit Xhanluixhi Donaruma, që për momentin ka ngecur dhe nuk është në rrugë të mbarë.
Portieri i talentur italian i vetmi që shpëton nga ky start i dobët që i kanë bërë sezonit “kuqezinjtë”, ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin, dhe drejtuesit e klubit kuqezi synojnë ti rinovojnë kontratën pasi Donaruma është një nga xhevahirët më të shtrenjtë që kanë në skuadër 7-herë kampionët e Europës.
Sipas “Corriere Dello Sport”, ka patur një takim mes Mino Raiolës dhe krerëve më të lartë të Milanit por menaxheri i njohur ka refuzuar propozimin që i ka bërë klubi kuqezi.
Oferta e Milanit ishte për një marrëveshje afatgjatë me të njëjtën pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, aq sa Donaruma fiton aktualisht, ofertë që është hedhur poshtë nga Raiola.