Pas një sezoni të shkëlqyer, Gentiana Roçi ka rinovuar kontratën me skuadrën Kups të Finlandës. Futbollistja shqiptare ka gjetur akord me drejtuesit e skuadrës finlandeze edhe për 1 vit tjetër, ndërsa lajmi është konfirmuar nga menaxheri Besim Isa për televizionin Shenja dhe Sportmania.
Roçi në sezonin e parë të saj me skuadrën Kups zhvilloi 19 paraqitje, duke shënuar edhe 9 gola. 25 vjeçarja te skuadra Kups erdhi nga ekipi JYPK, pjesë e të cilëve ishte për plot dy sezone.
Gjatë karrierës së saj, Gentiana Roçi ka luajtur edhe në kampionatin gjerman me ekipet si Klopenburg dhe Bayern Leverkusen, përderisa vitin e kaluar fitoi edhe çmimin “Golashënuesja më e mirë” për sezonin e 2017/18 në Finlandë, pasi shënoi 20 gola në 20 ndeshje me JYPK.