Karl Hajnz Rumenige ka një ëndërr të madhe për verën e ardhshme, që quhet Hari Kejn.
Drejtuesi i klubit “bavarez” e shikon bomberin anglez si të vetmin përforcim që mund të bëjë diferencën në sulm dhe të krijojë një dyshe ëndrrash me Levandovskin, por edhe të bëhet pasuesi ideal i polakut.
Rumenige do të bëjë të pamundurën për Kejn edhe pse negociatat me Totenham nuk do të jenë të lehta, pasi presidenti Levy nuk bën lëshime dhe e vlerëson afro 280 milionë euro kartonin e sulmuesit anglez.
Rikujtojmë, pikërisht sonte Totenhami dhe Bajerni do të takohen sonte në kuadër të xhiros së dytë të grupit “B” në Ligën e Kampionëve, e ku do të shohim për së afërmi dy sulmuesit në fjalë, Levandovski-Kejn, që Rumenige dëshiron ti bëjë bashkë sezonin e ardhshëm.