Bajerni i Munihut ka shkëlqyer sonte në përballjen ndaj Totenhamit në transfertë, duke shënuar fitore 7:2, pavarësisht se ndodhej në disavantazh, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja nisi mirë për “spërsat”, të cilët avansuan me anë të koreanit, Son Heung Min pas 12 minutave lojë.
Megjithatë pjesa e parë u mbyll me epërsi të “bavarezëve”, të cilët falë golave të shënuar nga Kimih (15’) dhe Levandovski (45’), në pushim shkuan me shifrat 2:1.
Në pjesën e dytë fjalën kryesore te skuadra gjermane e pati, Gnabri, që realizoi 4 gola, Levandovski shtoi edhe një gol tjetër, ndërsa golin e nderit e vetëm për Totenhamin në këtë pjesë e shënoi Hari Kejn nga penaltia.
Fitore regjistruan edhe dy skuadrat gjigande, Paris Sen Zhermeni dhe Mançester Siti. “Parisienët” në Stamboll falë golit të Mauro Ikardit (52′), mundën minimalisht 1:0 Galatasarajin, teksa Siti falë golave të shënuar nga Sterling (66′) dhe Foden (90′) mundi Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit.
Crvena Zvezda falë dy golave të shënuar fare në fund erdhi deri tek fitorja në duelin ballkanas kundër Olipmijakosit (3:1), Juventusi falë golave të shënuar nga Higuain, Bernardeski dhe Ronaldo me rezultatin 3:0 mundi Bajer Leverkusenin, teksa në po të njëjtin grup (D), mundi Lokomotivën e Moskës në Rusi me rezultatin 2:0.