Е bujshme, Milani në janar transferon Ozilin nga Arsenali!

Milani ka bërë një ndër startet më të dobëta në histori, teksa në 6 xhirot e para të sezonit 2019/2020 ka regjistruar 2 fitore dhe 4 disfata. Pikërisht rezultatet e këtilla kanë shtyrë të mendojnë drejtuesit e skuadrës edhe për ndryshime, që do të vinin gjatë merkatos së janarit.

Siç raportojnë mediat angleze, Milani është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Arsenalit Mesut Ozil, i cili që nga ardhja e Unai Emerit në stolin e “Topçinjëve”, ka humbur vendin e titullarit.

Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe “rossonerët” do të tentojnë transferimin e turkut me pasaportë gjermane që në janar. Këtë transferim e ndihmon edhe fakti se edhe drejtuesit e Arsenalit dëshirojnë të lirohen nga shërbimet e 30-vjeçarit Ozil, kontrata e të cilit me skuadrën londineze i skadon

në vitin 2021.

“Kuqezinjtë” nga Milano janë në kërkim të një mesfushori me eksperiencë, ndërsa pikërisht Ozil është kandidati kryesorë në listën e Maldinit, i cili pritet të bëjë edhe disa lëvizje tjera te Milani.

 

Leave a Reply