Vardari i shkakton disfatën e parë Ak.Pandevit

Vardari i ka shkaktuar disfatën e parë Akademia Pandevit gjatë këtij edicioni në eliltën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Derbi ndeshjen e javës së 8-të e vendosi një penalti e kurorëzuar me gol nga ana e Daniel Avramovskit në minutën e 39-të, të cilën e përfitoi braziliani Zhunior.

Për Vardarin ishte kjo fitorja e 6-të me rradhë në kampionat, me ç’rast kjo skuadër tashmë kryeson renditjen me 4 pikë më shumë se Akademia Pandevi e vendit të dytë.

Ndeshjen e rradhës Vardari do ta zhvillojë në transfertë kundër Shkëndijës, që njëherit do të jetë edhe derbi kryesor i javës së 9-të në elitën e futbollit vendor, ndërkohë Akademia Pandevi në Strumicë do të mirëpret Sileksin.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply