Vardari fiton derbin ndaj Ak.Pandev, fiton Renova, dështon Struga TL

Vardari ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Akademia Pandev, duke vazhduar të mbajë kryesimin në renditje, tashmë me plotë 4 pikë më shumë se kundërshtari i sotëm, që pësoi disfatën e parë lëtë edicion, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm dhe të fitores për Vardarin e realizoi Daniel Avramovski në minutën e 39-të nga pika e bardhë.

Plotë 3 penalti u akorduan në ndeshjen në Tetovë midis Renovës dhe Borecit, ku në fund “gjipspunuesit” iu gëzuan fitores me rezultatin 2:1.

7 minutat e fundit të këtij takimi dolën të jenë shumë interesante, pasi fillimisht Boreci në minutën e 83-të me anë të Simeon Hristov barazoi rezultatin, duke zhvlerësuar golin e Remzifaik Selmanit gjatë pjesës së parë, që më pas të ndodh një gjë e pazakontë, Renova brenda dy minutave të përfitojë dy penalti. Fillimisht në minutën e 85-të Nenad Mishkovski nuk arriti që të mposhtë portierin Georgievski, ndërsa atë që nuk e bëri futbollisti mbrojtës, e bëri vetëm dy minuta më pas Argjent Gafuri, kur arriti që të shënojë golin e fitores për skuadrën nga Xhepçishti.

Pas 3 disfatave të njëpasnjëshme, Makedonija GJ.P është rikthyer te fitorja, duke mundur Struga Trim Lumin në transfertë me rezultatin 2:0, ndërkohë Sileksi falë golit të shënuar nga Zeravica në minutën e 26-të mundi minimalisht Rabotniçkin.

Rikujtojmë të shtunën FC Shkupi me rezultatin 2:0 mundi Shkëndijën. (Foto:

LPFM – Java VIII

Renova 2:1 Boreci
Struga TL 0:2 Makedonija GJ.P
Vardari 1:0 Ak.Pandev
Sileksi 1:0 Rabotniçki

E shtunë:

FC Shkupi

2:0

Shkëndija

Leave a Reply