Klubi i Basketbollit ALBES nga Shkupi, që këtë vit ka filluar ndërtimin e një skuadre të respektueshme për sezonin garues 2019/2020, ku për herë të parë do të marrë pjesë në Ligën e Dytë, në një miqësore të zhvilluar në Kumanovë mundi ekipin e KB Rinia me rezultatin 87:64.
Nga KB ALBES shprehen të lumtur nga kjo fitore, por njëkohësisht ata paralajmërojnë sfida të reja.
Kapiteni i ekipit, Stefan Trajkovski ka pohuar se fitorja ndaj KB RINIA nga Kumanova, erdhi si rezultat i angazhimit të tyre të vazhdueshëm si gjatë stërvitjeve, ashtu edhe gjatë lojës.
“U futëm në lojë me shumë pak njohuri rreth ekipit të KB RINIA, sepse edhe ato sikurse edhe ne jemi për herë të parë në Ligën e dytë, rezultati ishte në pjesë të dytë, por ne e dëshironim një fitore me të cilën do ta fillonim edhe kampionatin me një atmosferë fitues”, tha Trajkovski.
Për të riun Altin Troli mbi 15 minutat e kaluar në fushë janë vetëm një tregues se drejtuesit e ekipit besojnë në fuqinë e basketbollistëve të rijnë.
“Isha në lojë diku rreth 15 minuta, që paraqet një përvojë shtesë për mua, ku arrita të shënoj edhe 9 pikë, e arritur kjo të cilën e arrita vetëm në KB ALBES”, tha Troli.
Më efikas te skuadra e KB ALBES ishin Trajkovski me 17 pikë, Ristovski me 15 dhe Velinov me 14, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Emil Kolev me 13, Altin Troli me 9 pike dhe Ardin Bardhi me 8 pikë.