Derbi i Anamoravës, Drita falë golit të Cuculit shkon në pushim me epërsi (VIDEO)

Derbi i madh i Anamoravës midis Gjilanit dhe Dritës është kryefjala e javës së 7-të në Superligën e Kosovës, shkruan “infOSport.mk”. Pas 45 minutave të para Drita e strategut shkupjan, Ardian Nuhiu, avanson me rezultatin 1:0, falë golit të Ardian Cuculit. Ish mbrojtësi i majtë i Shkëndijës shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar në maksimum harkimin e Xhevdet Shabanit nga rivënia e këndit.

Goli i Ardian Cuculit ne derbin e Anamoravës, Drita avanson ndaj Gjilanit

Goli i Ardian Cuculit ne derbin e Anamoravës, Drita avanson ndaj GjilanitGJILANI – DRITA 0:1 (A. Cuculi 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.

Te Drita përveç autorit të golit, Ardian Cuculi, po luajnë gjithashtu edhe portieri Darko Tofiloski, Bunjamin Shabani si dhe Izair Emini, ndërsa në anën tjetër te Gjilani, po luan Muhamed Useini, gjithë këto emra të njohur për futbollin tonë vendor, që me mjaft sukses në të kaluarën kanë veshur fanellat e disa prej skuadrave në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply