“Shvercerat” paralajmërojnë arbitrin Stavrev: “Mos luani me ne, se do ta pësoni keq” (FOTO+VIDEO)

Grupi i tifozëve “Shvercerat” në takimin e sotëm kundër Shkëndijës dolën me një pankartë dedikuar arbitrit Aleksandat Stavrev, duke e paralajmëruar atë, pas gjithë asaj që ndodhi në ndeshjen kundër Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Stavrev në ndeshjen e javës së kaluar të FC Shkupit në Strumicë kundër Akademia Pandev, në mënyrë diskutabile anuloi një gol të “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët thonë se janë dëmtuar drejtëpërdrejtë nga ana e arbitrit me shenjën e FIFA-s.

“Mos luani me ne, se do ta pësoni keq – Stavrev” – qëndronte në pankartën e shpalosur nga ana e tifozëve të FC Shkupit, të cilët sot iu gëzuan fitores së madhe të skuadrës së tyre ndaj kampionëve në fuqi të Shkëndijës.

Pas kësaj fitore FC Shkupi tashmë me 12 pikë renditet në pozitën e 3-të, ndërsa nëse do i shtonim edhe dy pikët e humbura nga ndeshja me Akademia Pandev, skuadra nga Çairi tashmë mund të renditej e dyta në tabelë me 14 pikë.

GOLI I ANULUAR I MEVLAN ADILIT NDAJ AKADEMIA PANDEV, REAGOJNË NGA FC SHKUPI

GOLI I ANULUAR I MEVLAN ADILIT NDAJ AKADEMIA PANDEV, REAGOJNË NGA FC SHKUPI

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Leave a Reply