Pa gol të shënuar, por edhe të pranuar në 180 minutat e fundit futbollistët e FC Shkupit presin sfidën me Shkëndijën, ku për herë të parë në një ndeshje kampionale në pankinën e skuadrës nga Çairi do të debutojë ish-trajneri i kuqezinjëve, Qatip Osmani.
Pikërisht te ky i fundit “bardheblutë” shohin epërsinë në këtë takim, duke pasur parasysh se Osmani njeh shumë mirë Shkëndijën dhe lojën e saj, pasi dy vite me rradhë me këtë skuadër u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe trofeun e Kupës.
Osmani debutoi në mesjavë kundër Sileksit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, kur barazoi pa gola, ndërsa pa gola FC Shkupi kishte mbyllur edhe ndeshjen e fundit kampionale kundër Akademia Pandev në transfertë.
Pra plotë 180 minuta pa gola të shënuar, por edhe të pranuar për skuadrën nga Çairi, që këtë edicion po luan me shumë oscilacione, ku në 7-të xhirot e deritanishme numërojnë 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.