Milot Rashica është rikthyer me gol pas dëmtimit të rëndë, që e largoi atë nga fushat e blerta për disa muaj, njofton “infOSport.mk”. Ylli kosovar sot shënoi golin e parë për Verder Bremenin në barazimin 2:2 në transfertën ndaj Borusia Dortmundit, skuadër kjo që në këtë mënyrë nuk arriti të afrohet drejt pozitave të para në renditje.
Rashica shënoi vetëm pas 7 minutave lojë, kur mjaft mirë pranoi një top në zonën kundërshtare, dhe me të djathtën e tij shënoi një super gol për avantazhin e Verder Bremenit.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas Gotze barazoi shifrat, ndërkohë Marko Rojsh 4 minuta para fundit të pjesës së parë bëri që Dortmundi në pushim të shkoj me epërsi, pavarësisht golit të yllit kosovar.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, edhe atë nga ana e mysafirëve, kur Marko në të 55-tën shënoi për 2:2.
Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë i kësaj përballje, që me siguri se ka gëzuar trajnerin e Verder Bremenit, jo vetëm për pikën e fituar, por edhe për rikthimin e Milot Rashicës, që me siguri se me performancën e tij ka gëzuar edhe trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, por edhe shumë tifoz shqiptarë.