Fanellat e reja nuk i sollën shumë fat Gostivarit, Korabi u mund në shtëpi nga Pelisteri

Gostivari nuk e arsyetoi epitetin e favoritit në ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Dytë Perëndim, pasi sot barazoi pa gola në shtëpi përballë skuadrës së Kadinos nga Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse të përzgjedhurit e trajnerit Erxhan Menga kishin dominim të plotë, në fund mungoi goli. Në këtë ndeshje skuadra e Gostivarit u paraqit me fanellat e reja, mirëpo të njëjtat nuk ju sollën atyre edhe aq shumë fat.

Fanellat e reja nuk i sollën edhe aq shumë fat GostivaritKF GOSTIVARI – KADINO 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 28 септември 2019 г.

Për dallim nga Gostivari, skuadra e Korabit u mund në teren vendas nga Pelisteri me rezultatin 2:1.

Aleksandar Nedanoski në minutën e 13-të kaloi në epërsi Pelisterin, ndërsa vetëm 5 minuta më pas u rikthye buzëqeshja në mesin e futbollistëve të Korabit, të cilët barazuan me anë të Egzon Azirit.

Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në një pjesë të dytë të barabartë, Pelisteri në të 76-tën me anë të sulmuesit Bllagojçe Gllavevski shënoi golin e fitores.

Fitoreve në takimet e javës së 6-të në Konferencën e Perëndimit, iu gëzuan edhe Drita dhe Vëllazërimi, që si vendas minimalisht 1:0 mundën Vardarin e Forinës, gjegjësisht Skopjen, ndërkohë ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Atina Bojaxhi” në Ohër, midis Ohrid Lihnidos dhe Labunishtit, u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

LDFM – Perëndim, Java VI

Drita 1:0 Vardar F.
Vëllazërimi 1:0 Skopje
Korabi 1:2 Pelisteri
Ohrid L. 0:0 Labunishti
Gostivari 0:0 Kadino

Leave a Reply