Shkëndija me 3 mungesa të rëndësishme ndaj FC Shkupit

Skuadra e Shkëndijës të shtunën do të ketë një transfertë të vështirë në Çair ndaj FC Shkupit, ndërsa edhe më shumë do e vështirësojnë mungesat që do të ketë kjo skuadër, shkruan “infOSport.mk”.

Për shkak dëmtimeve kundër FC Shkupit nuk do të mund të luajnë portieri, Kostadin Zahov si dhe mbrojtësi, Egzon Bejtullai, teksa për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e Kupës ndaj Vardarit, në Çair nuk do të mund të paraqitet edhe Gledi Mici.

Interesant është edhe fakti se nesër përballë Shkëndijës, te FC Shkupi në pankinë për herë të parë në një ndeshje kampionale do të qëndrojë Qatip Osmani, trajneri më i suksesshëm në historinë e Shkëndijës, që ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me skuadrën tetovare.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Shkëndijës zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply