Ndodh në futbollin kosovar, Feronikeli-Drenica 40:0! Bajramaj shënon 22 gola

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi ka thyer rekord në elitën e futbollit kosovar në konkurrencë të femrave.  Skuadra  nënkampione e Kosovës ka shënuar fitore 40:0 kundër Drenicës nga Skenderaji, ndërsa plotë 22 gola realizoi Zelfije Bajramaj, që njëherit është edhe rekord të golave, gjithsej 22.

Përveç saj në listën e golashënueseve u regjistruan edhe Bahtije Miftari (5 gola) , Arbenita Curraj (5), Rita Olluri (3), Feride Kastrati (3), Fatbardha Kastrati dhe Arta Bulliqi nga 1.

Por cila është e vërteta e kësaj ndeshje?

Drenica në këtë përballje ka luajtur me futbolliste të grupmoshave të reja (16-vjeçare), pasi futbollistet e ekipit të parë janë në bojkot për mos kryerjen e obligimeve nga ana e drejtuesve të skuadrës së tyre.

Leave a Reply