Krahas orarit të ndeshjeve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, tashmë kemi mësuar edhe emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 8-të, njofton “infOSport.mk”.
Derbin mes skuadrave shqiptare, FC Shkupit dhe Shkëndijës, do ta ndajë arbitri nga Strumica, Marjan Gocevski, të cilët do ti ndihmojnë edhe Gjorgji Stankovski dhe Risto Gjorgjiev. Arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Sazdovski, ndërsa dy arbitrët shtesë, që do qëndrojnë afër golit, janë Mavrov dhe Sejmenov. Ndeshja në Çair midis dy skuadrave shqiptare në program është të shtunën, ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohen edhe 4 takimet tjera.
Duelin më interesant, atë midis dy skuadrave të para në tabelë, Vardarit dhe Akademia Pandevit në Shkup do ta drejtojë Jovan Kaçevski nga Struga, në Tetovë kryesori i takimit midis Renovës dhe Borecit do të jetë arbitri me stemën e FIFAs- dhe UEFA-s, Dimitar Meçkarovski, Marjan Exkoski i shoqëruar edhe nga Zlate Lozanoski dhe Nikolçe Drnkovski do të ndajë drejtësinë në Kratovë midis Sileksit dhe Rabotniçkit, teksa ndeshja në Strugë midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P i është besuar arbitrit nga Kërçova, Aleksandar Grujoski.
Në këtë LINK mund të shihni listën e plotë të arbitrave të deleguar për ndeshjet e javës së 8-të në LPFM.