Edhe pse një ditë më parë mediat kroate, por edhe ato në vendin tonë kishin publiluar lajmin, se kinse futbollisti shqiptarë i Slvaen Belupo, Muzafer Ejupi bashkë me një shokun e tij kishin sulmuar një 53 vjeçar në qytetin e Koprivnicës, realiteti qëndron ndryshe, përcjellë “infOSport.mk”.
Pikërisht Ejupi kishte qenë viktimë e një sulmi, ku si pasojë futbollisti shkupjan kishte humbur ndjenjat. Siç raporton “sportske.jutarnji.hr”, Ejupi ishte goditur me një shifër metali nga mbrapa, ndërsa e gjithë kjo kishte ndodhur për arsye shumë të ulët, për një vend parkimi.
Sipas të njëjtit burim kunati i Muzafer Ejupit, kishte parkuar veturën e tij në një hyrje të një ndërtese, në të cilën kishte banuar 53-vjeçari, i përfshirë në këtë incident. Ai menjëherë kishte zbritur nga banesa e tij dhe nga mbrapa me një shufër metali kishte goditur Ejupin, i cili nga goditja e fortë kishte rënë në tokë pa vetëdije.
Pas gjithë kësaj kishte reaguar kunati i futbollistit shqiptarë, i cili kishte sulmuar 53-vjeçarin, që kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në spital, ndërsa Ejupi bashkë me të ishin shoqëruar në polici.
Pas hetimeve policore, Ejupi u la i lirë, ndërsa kunati i tij u mbajt në komesariat.
Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e 53-vjeçarit, mirëpo ekziston mundësia që i njëjti të akuzohet për sulm ndaj Ejupit, i cili me siguri se do humbas ndeshjen e fundjavës që vjen kundër ish skuadrës së tij, Osijekut.