Derbi Shkupi-Shkëndija zhvillohet një ditë më herët

Derbi ndeshja e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, do të zhvillohet të shtunën, një ditë më herët nga ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë, por njëkohësisht edhe shumë e vështirë për trajnerin e ri të FC Shkupit, Qatip Osmani, i cili debutimin e tij në pankinën e skuadrës nga Çairi, do ta ketë pikërisht ndaj is skuadrës së tij, me të cilën në dy vitet e fundit rrëmbeu titujt kampion, ndërsa gjithashtu kishte fituar njëherë edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut, në sezonin 2017/2018.

Kjo ndeshje do të startojë në ora 15:00 dhe e njëjta do të transmetohet në Arena Sport dhe TVM1, ndërsa në të njëjtën kohë të dielën do të startojnë edhe 4 ndeshjet tjera.

Pa dyshim e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e para në tabelë, Vardari dhe Akademia Pandevi, Renova do të mirëpret Borecin, Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i Makedonija GJ.P, ndërkohë në Kratovë, Sileksi do të përballet me Rabotniçkin.

Rikujtojmë pas 7 xhirove të para, Vardari kryeson renditjen me 16 pikë, një më shumë se Akademia Pandevi i vendit të dytë, teksa kampionët në fuqi të Shkëndijës me 10 pikë aktualisht renditen në pozitën e katërt.

LPFM, Java VIII

FC Shkupi 28.09 (15:00h) Shkëndija
Renova 29.09 (15:00h) Boreci
Struga Trim Lum 29.09 (15:00h) Makedonija GJ.P
Vardari 29.09 (15:00h) Ak.Pandev
Sileksi 29.09 (15:00h) Rabotniçki

 

Leave a Reply