
Shkëndija po avanson me rezultatin 2:0 në Shkup ndaj Vardarit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.
Golin e parë për “kuqezinjtë” nga Tetova e realizoi Omar Imeri pas 8 minutave lojë, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 41-të, e që ishte një kryevepër e bomberit kërçovarë, Besart Ibraimi, që realizoi një super gol.
Ai pasi pranoi një top me gjoks para zonës kundërshtare, me të majtën e tij lëshoi një predhë të vërtetë, që përfundoi në rrjetën e Gaçevskit.
Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve të Shkëndijës, ndërsa solli pakënaqësi në mesin e tifozëve vendas, të cilët si gjithnjë në korr filluan të ofendojnë shqiptarët.
Vlen të theksohet gjithashtu se Shkëndija nga minuta e 33-të po luan me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Gledi Micit, i cili startoi ashpër ndaj Daniel Avramovskit.