Fillimi i sezonit të ri në Itali, ka nxjerrë Interin si rivalin kryesor për titull të Juventusit, skuadër kjo që me shumë probleme do ta pret sfidën e 6 tetorit ndaj “zikaltërve” nga Milano.
Nga Juventusi kanë konfirmuar se Matijas de Shiljo dhe Danilo nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Sari, për shkak dëmtimesh, deri pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtare.
Kjo do të thotë se dy mbrojtësit e krahëve nuk do të jenë në fushë për ndeshjet ndaj Spal dhe Inter në Seria A, si dhe ndaj Bajer Leverkuzenit në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë këtu nuk përfundon lista e futbollistëve të dëmtuar te Juve, pasi mediat në Itali raportojnë se për ndeshjen me Interin, Mauricio Sarri nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e brazilianit, Dagllas Kosta.