Gledi Mici pa dyshim se është një nga futbollistët më të mirë te Shkëndija e Tetovës, por veprimi i sotëm i mbrojtësit të majtë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Vardarit, ishte i pakuptueshëm.
Kur Shkëndija po udhëhiqtë 0:1 me golin e Omar Imerit dhe kishte lojën nën kontroll, Mici bëri një ndërhyrje shumë të ashpër përballë Matej Cvetanovskit të Vardarit, i cili fluturon në ajër.
Shkendija me nje futbolliste me pak, Gledi Mici ndeshkohet me te kuq
Shkendija me nje futbolliste me pak, Gledi Mici ndeshkohet me te kuq
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.
Arbitri kryesor, Dejan Jakimovski nuk u mendua dy herë, duke i trguar kartonin e kuq. Ky ishte kartoni i parë i kuq për Micin me fanellën e Shkëndijës, skuadër kjo që në fund nga Shkupi u largua me barazimin 2:2.
Vlen të ceket se në minutën e fundit të takimit, arbitri Jakimovski, me të kuq ndëshkoi edhe futbollistin e Vardarit, Dejan Micevski, për shkak startit nga mbrapa ndaj Armend Alimit.