Sot në stadiumin më të madh në vendin tonë, “Todor Proeski” mejdanin do të ndajnë dy skuadrat më të mira viteve të fundit në futbollin vendor, Vardari dhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Fati deshi që këto dy skuadra të takohen në 1/8 e finales së Kupës, ndërsa sot në program është ndeshja e parë, ku pritet të shohim një futboll shumë cilësor dhe mbi të gjitha me shumë gola.
Kjo do të jetë hera e 6-të në 8-të vitet e fundit që në kuadër të fazës së eliminimit në Kupë ndeshen Shkëndija dhe Vardari.
Në pesë herët paraprake Shkëndija ka arritur të kualifikohet në katër raste, ndërsa vetëm një herë një gjë të tillë ka bërë skuadra e Vardarit. Të shohim se çfarë do të ndodh sot, edhe pse kjo është vetëm ndeshja e parë dhe se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Tetovë, që në program është me datë 30 tetor.
Ndeshja Vardari – Shkëndija starton në ora 15:30.