Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo mbrëmë nuk ishte prezent në ceremoninë e organizuar nga FIFA, të mbajtur në Milano, për ndarjen e çmimeve individuale.
Ronaldo ishte i nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, por ai nuk udhëtoi fare drejt Milanos.
Arsye për mungesën e tij mund të jetë edhe një dëmtim që lojtari ka pësuar, për të cilin së fundmi ka njoftuar trajneri i Juventusit, Mauricio Sari.
Megjithatë duket se mungesa e Ronaldos ka prekur ata të FIFA-s, pasi moderatori i ceremonisë nuk i ka përmendur fare emrin yllit portugez, në emërimin e formacionit të vitit, edhe pse portugezi ishte pjesë e formacionit.
Ky moment mund të ketë qenë vetëm rastësi, por emri i portugezit nuk është përmendur.
Kujtojmë se në këtë ceremoni, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i vitit.