Pas plotë 7 muajve e 1 javë Igor Aleksovski rikthehet në portën e FC Shkupit. Është pa dyshim ky një lajm shumë i mirë për strategun e ri të “pëllumbave” nga Çairi, të cilët nesër para tifozëve të tyre do të zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, kundër Sileksit.
“Pas 7 muajve e 1 javë rikthehem më në fund. Ishte një periudhë e vështirë, por tashmë ajo mbetet në të kaluarën. 4-5 muajt e fundit ushtrojë intenzivisht për tu rikthyer nga ky lëndim, muajin e fundit kam ushtruar bashkë me ekipin në stërvitje, ndjehem mirë dhe më të vërtet jam i lumtur që më në fund rikthehem në portë” – tha për kanalin zyrtarë të klubit portieri, Igor Aleksovski, i cili foli edhe për ndeshjen e nesërme.
“Të mërkurën na pret ndeshja me Sileksin në Kupë. Ata kanë skuadër të mire. Para dy javëve luajtëm kundër tyre dhe morëm fitore me rezultat 1:0, por kjo do të jetë ndryshe, pasi kompeticioni i Kupës është garë e vështirë, pasi secili, secilin mund ta fitojë. E kemi patjetër të koncetrohemi, tashmë kemi trajner të ri, të luajmë ashtu siç na thotë dhe të fitojmë pa pranuar gol”, – përfundoi Aleksovski.