Partizani dhe Kukësi nuk duelojnë vetëm për fitimin e titullit kampionë në Shqipëri, pasi këto dy skuadra së fundmi janë futur në një duel mjaft interesant në merkato aty ku objektiv kryesor kanë transferimin e ish-kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasani.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Shqipëria, të dyja klubet kanë bërë ofertat e tyre të para për të bindur Hasanin.
120 mijë euro mësohet të jetë shuma e ofruar nga ana e drejtuesve të të dyja skuadrave, një pagë kjo shumë e majme për kushtet e Superligës shqiptare, por jo ndoshta edhe për Hasanin, i cili në sezonin e fundit në Arabi merrte një pagë tejet të lartë.
Gjithsesi në këto kushte të dy klubet priten ti bëjnë Hasanit një ofertë edhe më të lartë financiare për të bindur atë që të nënshkruaj me dy nga skuadrat që shihen si pretendentët kryesor për titullin e kampionit këtë edicion në Superligën shqiptare.