Ish-trajneri i Juventusit, Maksimiliano Allegri është shfaqur si pretendenti kryesor për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer te skuadra eMançester Junajtedit.
Një gjë të tillë raporton e përditshmja italiane, “Tuttosport”, sipas së cilës “Djajtë e Kuq” do të lëvizin për 52-vjeçarin në rast se ata ndajnë rrugët me Solskjaer.
Norvegjezi është një legjendë e klubit, por ka startuar shumë keq këtë edicion me Junajtedin, duke marrë vetëm 8 pikë në 6 javët e para në Premierligë.