Mesfushori shkupjan i Levantes, Enis Bardhi ka dëmtuar kofshën e pasme të këmbës dhe si pasojë do të qëndrojë jashta terreneve të gjelbërta për tre javë. Lajmin e kanë konfirmuar nga rradhët e Levantes të cilët në veb faqen e tyre zyrtare qartësojnë se ekipi mjekësor ka konstatuar zgjatje të shkallës së parë dhe ky lloj dëmtimi kërkon pushim prej tre javëve dhe rikthimi pritet të ndodh më 20 tetor.
Kjo nënkupton se Bardhi përveç se do të humb disa ndeshje të skuadrës së tij në La Liga, gjithashtu do të jetë mungesë e madhe për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në duelet e muajt tetor kundër Sllovenisë dhe Polonisë në eliminatoret për Kampionatin Europian të vitit 2020.