Sulmuesi kosvar, Donis Avdijaj, ka gjetur golin e parë me fanellën e Trabzonsporit në Superligën e Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Ish sulmuesi i Shalke 04 shënoi përballë Sivaspor, edhe atë vetëm pas 3 minutave lojë, mirëpo duke mos mundur të ndihmojë skuadrën e tij që nga kjo transfertë të rikthehet në shtëpi me 3 pikë të plota.
Sivaspor në vazhdim të takimit arriti të bëjë kthesë totale në rezultat, duke fituar në fund ndeshjen me rezultatin 2:1, falë një goli të shënuar nga Çiftçi në minutën e 96-të.
Rikujtojmë Avdijaj kishte pushuar disa muaj pasi e shkëputi kontratën me skuadrën holandeze të Uillem II, ndërsa ky gol me siguri se do të rikthejë besimin te ky super talent, që shpreson shumë shpejtë të rikthehet edhe në përfaqësuesen e Kosovës.
GoooooLLL Donis Avdijaj
Sivasspor 0-1 Trabzonspor #TSLive pic.twitter.com/A1zZHvh8lh
— RooT #OLACAĞIZDA (@AGencturkTS) September 23, 2019
Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme, gol kishte realizuar edhe Vedat MURIQI, duke ndihmuar Fenerbahçen për të mundur Ankaraguxhu me rezultatin 2:1.
Vedat Muriqi nuk ndalet, gol dhe asist në fitoren e Fenerbahçes (VIDEO)