Plotë 7 javë janë zhvilluar në kuadër të ndeshjeve në elitën e futbollit vendor, ku për habi, Shkëndija nuk ndodhet në vendin e parë, shkruan “infOSport.mk”.
Aktualisht është Vardari që zë vendin e parë me 16 pikë dhe 11 gola të shënuar, më shumë se çdo skuadër tjetër.
E kur jemi tek golat, në 35 ndeshjet e deritanishme në elitën e futbollit vendor, janë shënuar vetëm 72 gola, apo 2.05 gola për ndeshje, një mesatare kjo më e ulët, në krahasim me xhirot e njëjta të të sezonit të kaluar (81 gola ishin shënuar në 7 javët e para të sezonit 2018/2019).
Ndeshja më efikase në këto 7 javë, është ajo midis Sileksit dhe Makedonija GJ.P në kuadër të javës së katërt, kur skuadra shkupjane si mysafire në Kratovë regjistroi fitore (3:4), teksa katër ndeshje janë mbyllur me barazime pa gola.
Java më efikase rezultoi të jetë java e katërt, kur skuadrat në 5 ndeshjet e zhvilluara realizuan 14 gola, ndërsa më e varfër, ajo e javës së dytë, kur ishin shënuar vetëm 6 gola, transmeton “infOSport.mk”.
Dy xhiro të tjera janë mbyllur me nga 13 gola, dy me nga 9-të, ndërsa java e fundit prodhoi vetëm 8 gola.