Shkëndija shënon fitoren e 3-të me rradhë, Shkupi ndali Ak.Pandev, Vardari morri kryesimin

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 7-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Shkëndijës me Erhan Selimin në krye po vazhdon rrugëtimin e fitoreve, teksa sot shënoi edhe të tretën me rradhë, duke mundur skuadrën e Struga Trim Lum me rezultatin 2:0.

Një fitore shumë me vlera morri edhe Renova në udhëtim te Makedonija Gj.P në Shkup, ndërsa FC Shkupi ndali Akademia Pandevin, duke i shkëputur pikë në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë.

GOLI I ANULUAR I MEVLAN ADILIT NDAJ AKADEMIA PANDEV, REAGOJNË NGA FC SHKUPI

GOLI I ANULUAR I MEVLAN ADILIT NDAJ AKADEMIA PANDEV, REAGOJNË NGA FC SHKUPI

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Madje “bardheblutë” nga Çairi pretendojnë se janë të dëmtuar nga ana earbitrit Aleksandar Stavrev, i cili në minutën e 69-të anuloi golin e Mevlan Adilit, me preteksin se topi kishte kaluar vijën fundore gjatë ekzekutimit ë rivënies nga këndi nga ana e Besar Isenit.

Vardarit i mjaftuan vetëm 45 minutat e para në ndeshjen me Sileksin, ndërsa të shtunën Boreci dhe Rabotniçki u ndanë në barazim.

LPFM – Java VII

Shkëndija 2:0 Struga Trim Lum
Ak.Pandev 0:0 FC Shkupi
Makedonija GJ.P 0:1 Renova
Vardari 3:0 Sileksi

E shtunë:

 
Boreci

1:1

Rabotniçki

Leave a Reply