Pasi paraprakisht u bë sportisti i parë nga vendi ynë pas 12 vitesh që siguroi normë olimpike, Magomedgadji Nurov tash më shkruajti një faqe tjetër në historinë e mundjes dhe sportit të Maqedonisë së Veriut.
Ai ia doli të fitoj medaljen e bronztë në kategorinë deri më 97 kg, pasi në finalen e vogël arriti të mposht mundësin kazakistanez, Alisher Yergali.
Për Maqedoninë e Veriut është kjo medalja e parë në një botëror të mundjes pas plotë 21 vitesh apo vetëm e dyta nga mëvetësimi e këtej.