Tërmeti në të gjithë Shqipërinë ka trembur njerëzit, por ka shkaktuar edhe shumë dëme, përfshirë këtu edhe stadiumin “Selman Stërmasi”, që priti sot ndeshjen e javës së 5-të midis Partizanit dhe Bylisit, njofton “infOSport.mk”.
Disa foto të siguruara nga gazetari i “Panorama Sport” sjellin dëmet nga muret e dëmtuara, që kanë shkaktuar panik edhe tek tifozët e gjendur aty.
Ndryshe ndeshja në fjalë u mbyll me barazimin 1:1. Një autogol i Peposhit bëri që Partizani në minutën e 72-të, të kalojë në epërsi, teksa golin e barazimit skuadra ballshiote e gjeti në minutën e 3-të shtesë të takimit, kur Ntefe shënoi për 1:1.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu falë golit të Blerim Krasniqit mundi Teutën e Durrësit minimalisht 1:0.