Interi ka shënuar fitore 2:0 ndaj rivalit lokal, Milanit në “Derbi della Madonina, në kuadër të javës së katërt në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat “zikaltërit” i realizuan në pjesën e dytë, me Brozoviç në minutën e 50-të dhe Romelu Lukaku në minutën e 78-të.
Përveç dy golave të shënuar, Interi kishte edhe tre shtylla, si dhe një gol të anuluar, njëjtë sikurse edhe Milani, kur gjatë pjesës së parë kishte realizuar me anë të sulmuesit polak, Pjontek.
Për Interin ishte kjo fitorja e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke vazhduar në këtë mënyrë të kryesojë bindshëm tabelën e klasifikimit, edhe me një gol averazh impresionues 9:1.
Rikujtojmë Interi edhe gjatë sezonit të kaluar kishte mundur Milanin në të dyja ndeshjet.