Haris Fakic dhe Shkumbin Qormemeti nuk do të jenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, së paku jo për momentin. Lajmi i përhapur në opinion se dyshja Fakic-Qormemeti do të marrin drejtimin e menaxhimit skuadrën e kampionëve në fuqi të vendit, ka rezultuar të jetë vetëm spekulim, pasi vet protagonistët nuk e kanë idenë për një gjë të tillë dhe as nuk kanë paraparë të ndërmarin diçka të ngjajshme në vijim.
“InfOSport.mk” ka kontaktuar vet Haris Fakicin për çështjen në fjalë, ndërsa menaxheri i njohur ka mohuar të gjitha spekulimet, duke cilësuar si lajme të rreme dhe asgjë të vërtetë rreth kësaj çështje, pasi vet ai dhe Qormemeti nuk kanë patur kontakte me Shkëndijën për të qenë pjesë e një projekti të tillë menaxhues. /InfOSport.mk