Derbi në Manastir pa fitues, fitojnë Korabi dhe Vardari, humbet Drita

Në Ligën e Dytë – Perëndim sot në program ishin ndeshjet e javës së 5-të. E gjithë vëmendja e kësaj jave ishte përqëndruar në Manastir, aty ku mejdanin ndanë Pelisteri dhe Gostivari, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjale u mbyll me barazim pa gola, me një Pelister që sulmonte dhe një Gostivar që mbrohej mirë dhe që rastin e kërkonte përmes kundërzbritjeve.

Korabi ishte superior në ndeshjen ndaj Vëllazërimit të Kërçovës, duke realizuar fitore 4:0, Vardari i Forinës mundi liderin e deritanishëm, Skopjen (2:0), teksa Labunishti me rezultatin 3:2 shënoi fitore ndaj Dritës së Bogovinës, transmeton “infOSport.mk”.

Fitoren e parë në sezonin e ri e regjistroi Kadino, që në derbin e mbijetesës e mundi Ohrid Lihnidos me rezultatin 2:1. Në këtë ndeshje në bankinën e skuadrës mysafire debutoi Goce Toleski, një ish futbollistë ky i Renovës.

LDFM – Perëndim, Java V

Pelisteri 0:0 Gostivari
Korabi 4:0 Vëllazërimi
Vardar For. 2:0 Skopje
Labunishta 3:2 Drita
Kadino 2:1 Ohrid Lihnidos

Leave a Reply