Ndeshja e parë e javës së 7-të në elitën e futbollit vendor midis Borecit vendas dhe Rabotniçkit, është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së parë, me “romantikët” që avansuan të parët me golin e kolumbianit, Aleksander Kordoba.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 13-të, ndërsa vetëm 10 minuta më pas Boreci me anë të sulmuesit, Gjorgji Gjorgjiev barazoi rezultatin në 1:1.
Numri 7-të i vendasve shënoi një super gol me të majtën e tij, duke lëshuar një predhë të vërtetë në drejtim të portës së Shishkovskit, i cili nuk mund të bënte asgjë në këtë rast, vetëm se të sheh topin në rrjetën e tij.
Doli të jetë ky reuzltati i 45 minutëshit të parë, por njëherit edhe i 90-të minutave të plota, pasi të dyja skuadrat nuk arritën të gjejnë kuadrantin.
Boreci insistoi, sidomos në minutat e fundit të takimit, duke bërë presion, megjithatë pa rezultat, ashtu që në fund të dyja skuadrat duheshe të kënaqen me nga një pikë.
Rabotniçki me 7 pikë vazhdon të mbajë pozitën e 8-të, ndërkohë, Boreci mbetet i fundit me vetëm 5 pikë të tubuara.