Migjen Basha karrierën e tij e ka vazhduar në Australinë e largët, aty ku në vazhdim të karrierës së tij do të veshë fanellën e skuadrës së Melbourne Victory, skuadër kjo e njohur për shumicën e shqiptarëve, pasi më parë pjesë e kësaj skuadre ishte Besart Berisha.
Kalimi i tij te kjo skuadër ka kënaqur edhe vetë trajnerin e Melbourne Victory, Marko Kurz i cili pranon se është shumë i kënaqur me këtë transferim, pasi sipas tij
eksperienca e Bashës do ta ndihmojë shumë skuadrën, duke e konsideruar mesfushorin një udhëheqës.
“Jam shumë i kënaqur që erdhi një futbollist me kaq eksperiencë ndërkombëtare në skuadrën tonë. duke menduar se ka luajtur në nivelet më të larta në Evropë, mendoj se do të bëhet një udhëheqës i fortë për skuadrën tonë. së bashku me Poulsenin dhe Dobras, që kanë ardhur së fundmi më kanë kënaqur shumë dhe shpresoj të arrijmë sa më lart”, u shpreh Kurz.
Migjen Basha së fundmi ishte pjesë e skuadrës greke të Aris, ndërsa gjatë karrierës së tij të pasur futbollistike, ai kishte luajtur edhe me shumë skuadra italiane, ndër të më të njohurat si Atalanta, Bari dhe Torino, ndërsa në Zvicër, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij, mesfushori 32-vjeçar kishte luajtur me Lozanën dhe Lucernin.