Ish futbollisti i Renovës merr drejtimin e skuadrës së Ohrit

Ish reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Goce Toleksi, edhe zyrtarisht prej sot ka marrë drejtimin e skuadrës së Ohrid Lihnidos, që garon në ligën e dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Toleksi në postin e trajnerit te skuadra nga vendlindja e tij do të zëvendësojë Dragan Boçeskin.

Për Goce Toleksin kjo nuk do të jetë hera e parë që do të punojë si trajner, pasi deri më tani ishte pjesë e akademisë së Ohrit, ndërsa përvoja e tij dhe kualitetet në kohën kur ishte futbollistë aktiv, kanë bërë që drejtuesit e Ohrid Lihnidos t’ia besojnë postin e trajnerit kryesor.

Rikujtojmë Toleski pikërisht te Ohri kishte nisur karrierën e tij futbollistike, gjatë se cilës në vitin 2006 kishte veshur fanellën e Renovës, nga e cila skuadër kishte bërë edhe transferimin e tij të parë jashtë Maqedonisë, për tu transferuar në Gjermani te skuadra e Burgahusen. Ndryshe përveç Ohrit dhe Renovës, ai kishte veshur edhe fanellën e Napredokut dhe Rabotniçkit në Gjermani, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në Çeki, duke luajtur me skuadrat si Slavia Praga, Most, Mlada Boleslav dhe Sigma Olomuc.

Toleski në bankinën e Ohrit do të debutojë që në ndeshjen e nesërme kundër Kadinos, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 5-të në Ligën e Dytë – Perëndim. Ohrid Lihnidos pas 4 javëve të para në kampionat nuk ka fituar asnjë pikë, njëjtë sikurse edhe kundërshtari i rradhës, Kadino.

Leave a Reply