Ballistët: Urime Qato, sukseset dhe emocionet me ju nuk mund ti përbuzë askush

Qatip Osmani gjatë ditës së sotme u zyrtarizua si kryetrajner i FC Shkupit. Strategu tetovar te skuadra nga Çairi erdhi vetëm pas kohë pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit te Shkëndija, me të cilën skuadër në dy vitet e fundit fitoi dy tituj kampion dhe një kupë, ndërsa mbahet mend edhe si trajneri i parë që me “kuqezinjtë” nga Tetova kishte fituar titullin e parë kampion, por gjithashtu edhe SuperKupën e Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Dhe gjithë këto suksese nuk mund të anashkalohen aq lehtë, sidomos për njohësit dhe tifozët e vërtetë të futbollit, e siç janë në këtë rast edhe “Ballistët”, të cilët përmes faqes zyrtare në “facebook”, i kanë uruar suksese Osmanit me klubin e tij të ri.

Në Tetovë do të duartrokitesh sa herë të jesh para nesh!

Asnjë nuk mund ti përbuzë e harrojë sukseset dhe emocionet të cilat i përjetuam së bashku!

Por edhe të gjithë ne e dijmë se ti ke një profesion me të cilin mbi të gjitha ushqen një familje!

Qato, ti je përgjithmonë kuqezi e thellë në zemër një BALLIST si ne!

Të urojmë suksese tani më në avantura, sepse titujt dhe kampioni do të mbeten këtu në Tetovë!

FORCA SHKËNDIJA – qëndron në shkrimin e publikuar nga ana e tifo grupit “Ballistët”.

SUKSESE TË PËRZEMËRTA QATO LEGJENDA!Në Tetovë do të duartrokitesh sa herë të jesh para nesh!Asnjë nuk mund ti përbuzë…

Публикувахте от Ballistet Tetove 1992 (Official) в Петък, 20 септември 2019 г.

Leave a Reply