Shkëndija rikthehet në identitet (VIDEO)

Shkëndija po rikthehet në identitet. Kampionët në fuqi të vendit sot në kuadër të javës së 6-të, mundën Renovën në derbin lokal të Tetovës, ndryshe e njohur si “El Clasico-ja” shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja rezultoi të jetë shumë e fortë dhe me raste në të dyja anët, madje me një huçje epike nga ana e futbollistit vendas të Renovës, Burim SADIKI, i cili në minutën e 25-të, pasi kaloi edhe portierin Zahov, u ngatërrua me këmbët e tij, duke mos mundur të shënojë në rrjetën e zbrazët.

Burim Sdadiki i Renovës vjen me huçjen e vitit

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 септември 2019 г.

Ndërkohë Shkëndija golat e fitores në këtë ndeshje i gjeti vetëm në 5 minutëshin e fundit të takimit.

Armend Alimi shenon ne "El Clasico-n" shqiptare

Armend Alimi shenon ne "El Clasico-n" shqiptareRENOVA – SHKENDIJA 0:1(A. Alimi 86')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 септември 2019 г.

Ishte kumanovari Armend Alimi, ai i cili në minutën e 86-të falë shënoi golin e avantazhit për Shkëndijën, kjo falë edhe ndihmës nga ana e njërit prej mbrojtësve vendas që dribloi portierin Hadis Veli.

Ky gol si duket erdhi në momentin më të keq për futbollistët vendas, të cilët nuk arritën që të rimarin veten, ndërsa në minutat shtesë të takimit shkaktuan edhe një penalti, të cilën në gol e shndërroi Besart Ibraimi, transmeton “infOSport.mk”.

Besart Ibraimi thyen akullin, shenon ndaj Renoves

Besart Ibraimi thyen akullin, shenon ndaj RenovesRENOVA – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 90+2', pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 септември 2019 г.

Për “bomberin” kërçovarë të Shkëndijës, ishte ky vetëm goli i parë këtë edicion, ndërsa fitorja e dytë për Shkëndijën, që tashmë renditet në pozitën e 6-të me 7 pikë, po aq sa ka edhe Renova një pozitë më poshtë.

Leave a Reply