Shkëndija fiton derbin tetovar, FC Shkupi humb atë shkupjan

Shkëndija dalë nga dalë po rikthehet në identitet, pasi skuadra kampione në fuqi e vendit arriti që të lidh dy fitore të njëpasnjëshme, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores bindëse ndaj Rabotniçkit, sot të besuarit e trajnerit të përkohshëm, Erhan Selimi, mundën Renovën në rolin emysafirit me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Armend Alimi dhe Besart Ibraimi.

FC Shkupi edhe përkundër përkrahjes së madhe që kishte nga tribunat e stadiumit në Çair, në fund u mund nga Vardari me rezultatin 1:2.

Ndeshja e vetme pa gola të shënuar në kuadër të javës së 6-të, ishte ajo në Strugë, midis vendasve të Struga Trim Lum dhe liderit aktual, Akademia Pandev.

Sileksi edhe pse gjatë gjithë pjesës së dytë luajti me një futbollistë më pak në fushë, në fund shënoi fitore të pastërt 3:0 ndaj Borecit, teksa Rabotniçki në përballjen e dytë mes skuadrave shkupjane të kësaj xhiroje, mundi Makedonija Gj.P minimalisht me rezultatin 1:0.

LPFM – Java VI

FC Shkupi 1:2 Vardari
Renova 0:2 Shkëndija
Struga Trim Lum 0:0 Ak.Pandev
Rabotniçki 1:0 Makedonija GJ.P
Sileksi 3:0 Boreci

 

Leave a Reply