Nijas Lena pa dyshim se është një ndër mesfushorët më të mirë në futbollin vendor, ndërsa paraqitjet e tij po i japin një siguri lojës së Struga Trim Lum, që sot përballë Akademia Pandev do të kërkojë fitoren e 3-të si vendas, pas atyre ndaj Rabotniçkit dhe Sileksit.
Akademia Pandev është një ndër dy skuadrat që ende nuk ka shijuar disfatë në kampionat, megjithatë kjo sipas kapitenit të Struga Trim Lum, Nijas Lena, nuk do të thotë se nuk do të kërkojnë fitoren.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër ndaj ekipit më të fortë në këto 5 xhirot e para. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk do kërkojmë fitoren. E para luajm në fushën tonë dhe e dyta para tifozëve tanë që besoj do na përkrahin dhe të na e bëjnë më të lehtë fitoren” – tha enkas për “infOSport.mk”, Nijas Lena.
Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Akademia Pandev starton në ora 15:30.